
Meteorologu Hakil Osmani ka folur mbi situatën meteorologjike në vend ku reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit.
Ai tha se ky dimër pritet të jetë më i ftohtë që ai që lam por që gjatë muajit dhjetor do të kemi ditë të miksuara herë të ftohta dhe herë me temperature të larta.Meteorologu shton nuk do të bie borë në kryeqytet por maksimumi në malin e Dajtit.
“Ky dimër pritet të jetë më i ftohtë se ai që lamë pas ndërsa dhjetori do të jetë më i freskët se i vitit të kaluar por herë pas herë do të kemi ditë me temperatura të larta por sigurisht do të kemi dhe copëza dimri, ku në vëndet e ulta do të kemi reshje shiu ndërsa në vëndet malore dëborë. Bora nuk do të vijë në kryeqytet por maksimumi në malin e Dajtit”, u shpreh meteorologu për Euronews Albania.
Ai shpjegoi se pas këtyre reshjeve të ditëve të fundit situata atmosferike do të përmisohet kësaj të hëne që vjen.
“Në fakt dhjetori ka nisur me tiparet e tij klimatike, me temperature tipike, dukë berë që në zonat malore të kemi temperatura nga -2 °C deri në -3 °C ndërsa maksimumi pritet të jenë jo më shumë se 15 °C deri në 16 °C. Po ashtu kanë filluar reshjet e dëborës prej së premtes dhe janë prezente në të gjithë zonat lindore që nga Kukësi, Peshkopia e deri në Korçë ku në orët e pasdites të së dielës do të kemi një farë përmisimi i cili do vijojë dhe gjatë së hënës dhe së martës duke i dhënë fund reshjeve”.

