MAGAZINË /

“A të kanë rrahur apo i ke rrahur gjithmonë?” – Lim Hoti përgjigjet hapur dhe pa hezitim

Diskutimi nisi nga një pyetje e drejtpërdrejtë e Benitës, e cila e pyeti nëse ka qenë ndonjëherë viktimë e dhunës apo nëse gjithmonë ka qenë ai që ka goditur të tjerët.

Shkruar nga Versus
“A të kanë rrahur apo i ke rrahur gjithmonë?” –
Lim Hoti

Një bisedë e hapur mes Benitës dhe Limit është zhvilluar mëngjesin e sotëm brenda shtëpisë së BBVK, ku në qendër të vëmendjes ishte rrëfimi i Limit për konfliktet fizike që ka pasur jashtë shtëpisë.

Diskutimi nisi nga një pyetje e drejtpërdrejtë e Benitës, e cila e pyeti nëse ka qenë ndonjëherë viktimë e dhunës apo nëse gjithmonë ka qenë ai që ka goditur të tjerët.

Limi u përgjigj pa hezitim, duke pranuar se ka përjetuar të dyja situatat. “Më kanë rrahur dhe i kam rrahur. Mendon se i tutem dikujt? Kurrë”, u shpreh ai, me një qëndrim sfidues.

Kjo deklaratë ka rikthyer në vëmendje edhe një video që po qarkullon sërish në rrjetet sociale, ku Limi shfaqet i dhunuar nga disa persona.

Pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur reagime të shumta, me ndjekësit që po lidhin deklaratat e tij brenda shtëpisë me atë që është parë jashtë saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

 

Tags:

lim hoti

Poll