MAGAZINË /

“Ai burri i saj është ondërr”, Eduart Grishaj poston në Instagram deklaratën e Mimoza Ahmetit: E kapa dhe unë Prime!

Këto  deklarata që shkaktuan të qeshura dhe reagime të shumta online, ku fillimisht, Mimoza u ndal te Arbana, për të cilën pranoi se kishte pasur paragjykime më herët

Shkruar nga Versus

“Ai burri i saj është ondërr”, Eduart Grishaj poston

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti, e cila është pjesë e një reality show në Vizion+ ka shprehur konsideratë të lartë për çiftin Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj.

Këto  deklarata që shkaktuan të qeshura dhe reagime të shumta online, ku fillimisht, Mimoza u ndal te Arbana, për të cilën pranoi se kishte pasur paragjykime më herët.

Megjithatë, sipas saj, qëndrimi ndaj moderatores ka ndryshuar gjatë këtij rrugëtimi në reality show.

“Kam pasur paragjykime, por ka filluar të më pëlqejë shumë. Shumë e mirë,” u shpreh ajo sinqerisht.

Por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte komenti për Eduart Grishajn. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Mimoza nuk kurseu superlativat për regjisorin e formatit.

“Edhe ai burri i vet jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë,” tha ajo mes të qeshurave dhe reagimeve të fermerëve të tjerë.

Momenti nuk kaloi pa u vënë re nga vetë Eduarti, i cili e ripostoi videon në Instagram me humor, duke etiketuar Arbanën dhe shkruar: “E kapa prime-in dhe unë”.

Ndërkohë, Arbana reagoi po ashtu me sportivitet, duke e shpërndarë videon dhe komentuar me të qeshura: “Hahahha ondërr! Vdiqa”.

Poll