Të shumtë kanë qënë kolegë të këngëtares shqiptare Parashqevi Simaku të cilët janë shprehur të lumtur pas rishfaqjes së saj.
Një nga ata është dhe këngëtari Kozma Dusho i cili është shprehur se ka kujtime të bukura me Parashqevin duke shtuar se uron me gjithë me shpirt që t’i kthehet rugës së artit.
“Respekt dhe kënaqësi të flasësh për Parashqevi Simakun, kam kujtimet më të bukura në Udhën e këngës time nëpër fest RTSH…ajo ishte një vajzë shumë e mirë, një kolege me një vokal brilant dhe e pa zëvëndësueshme. Uroj me shpirt që të kthehet në rrugën e artit”-shprehet Kozma Dushi për TopChannel
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendje të madhe të publikut pasi u shfaq në një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale./Versus.al








