MAGAZINË /

Aktori i njohur bëhet viral kur u pyet nëse kishte dëgjuar për kukullën Labubu

Shkruar nga Versus

Aktori i njohur bëhet viral kur u pyet nëse kishte dëgjuar

Aktori i njohur Liam Neeson është shprehur plotësisht i hutuar për një nga tendencat më të mëdha të momentit në pop kulturë.

Në një intervistë të fundit për Fox News, atij iu tregua një foto e një lodre të quajtur Labubu dhe iu kërkua të shpjegonte çfarë ishte.

“Nuk kam asnjë ide. Jo,” u përgjigj aktori menjëherë, duke tundur kokën i habitur. “Seriozisht, nuk e di.”

Kur iu tha se në foto ishte një Labubu, ylli i filmit “Naked Gun” mbeti po aq i habitur: “Mirë,” tha ai. “Është një kukull me push… Apo ndoshta hahet?”./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by People Magazine (@people)

Poll