
Aktorja e njohur Sophie Turner ka tërhequr vëmendjen me deklaratat gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Thirst Tweets” në YouTube.
Ylli i “Game of Thrones” lexoi komente provokuese të fansave dhe pa asnjë hezitim komentoi mbi fantazitë e tyre, por edhe mbi zakonet e saj personale në takime.
Që në fillim, Turner u shpreh e entuziazmuar që kishte mundësinë të lexonte “thirst tweets”. Kur një fans e ftoi në një festë pizhamesh, ajo iu përgjigj menjëherë me një “po” të zjarrtë. Por shumë shpejt komentet u bënë më të drejtpërdrejta dhe intime.
Njëri prej fansave shkroi se do të dëshironte “që Sophie ta mbyste me duart e saj”, një tjetër tha se do të zhvendosej në Angli vetëm për të, ndërsa një i tretë u shpreh se do të donte që aktorja të merrte iniciativën në shtrat. Turner qeshi dhe u përgjigj me sinqeritet: “Unë nuk jam tipi që merr kontrollin, më pëlqen më shumë ta lë në dorë të tjerëve”.
Megjithatë, më shumë reagime shkaktoi një rrëfim personal i saj për një zakon të diskutueshëm. Pasi lexoi një koment ku një fans shkruante se do ta pranonte edhe nëse ajo do ta “thyente si një vezë dhe më pas të zhdukej duke ndërprerë kontaktet”, Turner pranoi: “Këtë në fakt e bëj gjatë gjithë kohës. Jam një ‘fantazmë’ e madhe. Nuk është diçka me të cilën krenohem, por më jep një ndjesi fuqie. Besoj se këtë duhet ta punoj me terapistin tim”.
Turner njihet për sinqeritetin e saj edhe më herët. Pak kohë më parë, ajo tregoi se i ishte dukur e tmerrshme të xhironte skena puthjeje me kolegun Kit Harington në filmin e ri horror, pasi ende e percepton si “vëlla” nga koha e “Game of Thrones”. Madje, puthjen e parë mes tyre e përshkroi si “më të keqen” dhe si një tjetër moment jo të lumtur në karrierën e saj.







