
Psikologia e njohur Jorida Rustemi ka ndarë me miqtë, kolegët dhe të afërmit dhimbjen e madhe për humbjen e bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili u nda nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme me një sëmundje të rëndë.
Me zemër të thyer, ajo shprehet se bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve të tyre të vegjël, luftoi me forcë, dinjitet dhe shpresë për më shumë se katër vite të vështira, pa u dorëzuar deri në momentin e fundit.
“Vasili, tepër i ri për të ndërprerë planet familjare e profesionale, e deshi jetën dhe nuk e humbi kurrë shpresën. Miqtë dhe kolegët e shumtë do ta kujtojnë për forcën e karakterit, largpamësinë dhe shpirtin e sipërmarrjes. Ne, familjarët, nuk do ta harrojmë kurrë për gjithçka ishte dhe bëri me përkushtim. U prehtë në paqe shpirti i tij”, shkruan ajo mes dhimbjes.
Ceremonia e përcjelljes së tij do të mbahet të martën, më 26 gusht, në mesditë, në vendlindjen e tij, Glifadha – Athinë, ku çdo mik dhe dashamir është i mirëpritur të marrë pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Rustemi falënderon me mirënjohje të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllimet dhe lutjet në këtë moment të rëndë për familjen.
Postimi i plotë:
Të nderuar familjarë, miq dhe të afërm! Me zemër të thyer, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm nga jeta, të bashkëshortit tim, Vasileios Stachos, babait të shtrenjtë të dy fëmijëve tanë, të cilët ende të vegjël, besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë.
Vasili, tepër i ri për të ndërprerë veprimtarinë profesionale edhe planet familjare, e deshi shumë jetën dhe nuk e humbi kurrë shpresën. I bëri të gjitha përpjekjet, tej të mundurës, luftoi fortë me sëmundjen e rëndë. Për më shumë se katër vite vërtetë të rënda fizikisht përballoi me forcë dhe dinjitet vuajtjet, pa u epur, deri në frymë të fundit.
Miqtë dhe kolegët e shumtë anekënd botës do ta kujtojnë Billin për forcën e karakterit, largpamësinë dhe shpirtin e sipërmarrjes.
Ne, familjarët dhe të afërmit e tij, nuk do ta harrojmë kurrë Vasilin, për gjithë njeriun që ishte, si dhe për gjithçka bëri e mundësoi me përkushtim.
May your soul rest in peace Vasili!
You will be missed Baba! )
Αναπα?σου εν ειρ?νη, αγαπημ?νε μας!
Ceremonia e përcjelljes, që do të jetë e hapur për çdo mik e dashamir, do të mbahet në vendlindjen e tij, Glifadha – Athinë, në mesditën e së martës, 26 gusht.
Ju falënderoj me mirënjohje nga zemra për ngushëllimet dhe lutjet tuaja!/Versus.al







