
Arbenita Ismajli ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një dokument që ka tërhequr vëmendje për një detaj të veçantë: vajza e saj, Nina, figuron me mbiemrin “Ismajli” dhe jo atë të babait, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero.
Dokumenti, që duket të jetë i lidhur me aktivitetet e përditshme të vajzës – ndoshta nga institucioni parashkollor – ka nxitur menjëherë spekulime në rrjet për një ndryshim të mundshëm të mbiemrit.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një ndryshim ligjor të miratuar zyrtarisht apo thjesht një formë e përkohshme identifikimi, e lidhur me kujdestarinë prindërore.
Raportet mes Arbenitës dhe Feros kanë qenë të tensionuara prej kohësh.
Reperi e ka akuzuar ish-bashkëshorten për pengim të kontakteve me vajzën dhe mosrespektim të marrëveshjeve ndërmjet tyre. Deri tani, Fero nuk ka reaguar publikisht mbi dokumentin apo mbi mbiemrin e vajzës që figuron në të.







