MAGAZINË /

Armina Mevlani flet për herë të parë për arrestin shtëpiak të vjehrrit, Sali Berisha: Drita e diellit do dalë

Armina Mevlani ka komentuar për herë të parë arrestimin e vjehrrit të saj, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shkruar nga Versus

Armina Mevlani flet për herë të parë për arrestin

Armina Mevlani ka komentuar për herë të parë arrestimin e vjehrrit të saj, ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo zbulon se arrestimi i tij sigurisht nuk është pritur mirë në familje, megjithatë shton se për sa është mirë me shëndet, atëherë asgjë tjetër nuk ka rëndësi. E ftuar te “Rudina”, Armina zbuloi se ka kontakte me ish-kryeministrin.

“Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim. Ke mundësi për ta takuar? Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës,  qoftë në familje apo në marrëdhënie se gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndtshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po”, tha Armina.

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet për “korrupsion pasiv”. /Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: