MAGAZINË /

Arsenali 'turpëron' madrilenët në Bernabeu, Inter vuan, por kualifikohet në gjysmëfinale

Shkruar nga Versus

Arsenali 'turpëron' madrilenët në Bernabeu, Inter vuan,

Interi dhe Arsenali janë dy ekipet e radhës që u kualifikuan për në gjysmëfinalet e Champions League. Zikaltërit kaluan Bayernin me rezultatin në dy ndeshje 4:3. Ndeshja e dytë në “San Siro” përfundoi 2-2, por italianet arritën të kualifikoheshin falë fitores 2-1 në Mynih.

Lautaro dhe Pavard shënuan golat për Interin, ndërsa Beyerni shënoi me Kane dhe Dier.

Në gjysmëfinale Inter do të përballet me katalanasit e Barcelonës. Ndërsa Arsenali në ndeshjen përballë madrilenëve në Santiago Bernabeu, tregoi dominim teksa fitoi me rezultatin 2:1.

Galaktikët kishin shpresa për një përmbysje pas golit të shënuar nga Vinicius, por Saka u shuajti çdo shpresë duke shënuar dy gola. Në ndeshjen e radhës në gjysmëfinale do të përballen me PSG-në e Francës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: