MAGAZINË /

Arsyet financiare prishin miqësinë mes Eglit dhe Fifit , dyshja 'zhduk' këngën e tyre të re nga Youtube

Sipas asaj që raportoi Prive këtë të diel, duke u mbështetur në burime pranë dy vajzave, thuhet se Fifi ka kërkuar një përqindje më të madhe të fitimeve, duke qenë se ajo ishte më shumë e përfshirë në këngën që publikuan tre ditë më parë.

Shkruar nga Versus

Arsyet financiare prishin miqësinë mes Eglit dhe Fifit , dyshja

Mesa duket, miqësia mes dy vajzave të njohura të ekranit shqiptar, Egli dhe Fifi, nuk ka zgjatur shumë. Në qarqe të ndryshme po qarkullojnë thashetheme se dy artistet janë përplasur, dhe shkaku dyshohet të jetë ndarja e fitimeve nga projekti i tyre më i fundit.

Sipas asaj që raportoi Prive këtë të diel, duke u mbështetur në burime pranë dy vajzave, thuhet se Fifi ka kërkuar një përqindje më të madhe të fitimeve, duke qenë se ajo ishte më shumë e përfshirë në këngën që publikuan tre ditë më parë.

Për më tepër, kënga e tyre tashmë nuk është më e disponueshme në YouTube, pasi ato vendosën ta fshijnë, duke lënë të zhgënjyer mijëra fansa që e kishin përqafuar me entuziazëm këtë projekt.

Nga të njëjtat burime mësohet se Egli po shqyrton të bashkohet me kompaninë menaxheriale që përfaqëson Gjestin. Pas refuzimit të një oferte më parë nga ana e saj, thuhet se pas këtij debati me Fifin, ish-banorja e Big Brother VIP po mendon të bashkohet me të njëjtën kompani.

Sa i përket të vërtetës së këtyre thashethemeve, mbetet të presim një reagim nga vetë vajzat për ta zbuluar.

Poll