MAGAZINË /

“Babi u bë përbindëshi ynë” Rrëfimi Stelinës së BBVA që tronditi publikun e nata që i ndryshoi jetën

“Ata do ta dinë emrin tim” – historia dramatike e dhunës familjare, mbijetesës dhe ringritjes së konkurrentes që preku zemrat e shqiptarëve

Shkruar nga Versus

“Babi u bë përbindëshi ynë” Rrëfimi

Big Brother VIP Albania 5 nuk është vetëm lojë, debate apo strategji. Për Stelinën, është bërë skena ku ajo ka zbuluar plagën më të thellë të jetës së saj, një histori që ka lënë pa fjalë publikun dhe banorët e shtëpisë.

“Gjithçka nis me familjen time”, thotë ajo, duke u kthyer pas në kohë. 5 korrik 2000 është dita kur lindi, në një familje që për një kohë të gjatë dukej normale, e qetë, e lumtur. Një fëmijëri e bukur… deri në momentin kur gjithçka u thye.

Një ditë, ndërsa luante jashtë, Stelina dëgjoi të bërtitura që do t’i mbeteshin përgjithmonë në mendje. U ngjit lart dhe gjeti mamanë duke paketuar rrobat, me fytyrën e lënduar. Ajo ende nuk e dinte se ajo skenë ishte vetëm paralajmërimi i një pragtragjedie shumë më të madhe.

13 gusht 2009.
Një datë që Stelina e përmend me zë që i dridhet. Vetëm 15 minuta, por 15 minutat më të gjata dhe më të errëta të jetës së saj. Babai i saj, me dhunë, hapi derën e dhomës ku ndodhej nëna. Brenda asaj dhome ndodhi ferri.

Mami u plagos rëndë, edhe në fytyrë e në gojë. Afër zemrës tentoi t’i kapte thikën dhe u çau në dorë. Gjaku ishte kudo. Motra e saj, vetëm 14 vjeçe, ndërhyri për ta mbrojtur. U plagos në qafë, shumë pranë venave jetike. Dhuna nuk ndalonte.

Në një akt guximi të jashtëzakonshëm, motra mori një hekur dhe e goditi në kokë babain, duke e rrëzuar në tokë. Mami u ngrit, kapi vajzën dhe tentuan të largoheshin. Stelina mbeti ulur në krevat. E ngrirë. Pa reagim. Një fëmijë i thyer nga trauma.

Me duar të vogla, të mbuluara nga gjaku i nënës dhe i motrës, ato dolën jashtë. Pikërisht atë çast mbërriti policia. Në spital, Stelina pa mamanë… dhe pak më vonë, një pamje që nuk do ta harrojë kurrë: babain e saj të shtrirë në shtrat, me pranga në duar.

Pas kësaj nate, ajo pushoi së foluri. Ditë të tëra në heshtje totale. Mjekët i thanë mamit se vajza ishte e traumatizuar dhe ndoshta nuk do të fliste më. Të tjerë i thoshin: “Nuk do t’i rritësh dot vajzat vetëm.”

Por pikërisht atëherë, Steline gjeti zërin e saj.

Fjalët e para që shqiptoi ishin një betim për jetën: “Ata do ta dinë emrin tim. Dhe ti do t’u thuash që unë ia dola.”

Me plagë ende të hapura, nëna vendosi të luftonte për vajzat e saj. Punoi pa u ndalur, që asgjë të mos u mungonte. Babain Stelina e takoi vetëm dy herë. Më pas mori një vendim të prerë: nuk do ta takonte më kurrë.

Në qershor 2025, ai ndërroi jetë.
“Na vjen keq që u kthye në përbindëshin e jetës sonë”, thotë ajo me dhimbje.

Dhe po në vitin 2025, Stelina hyri në Përputhen e tashmë dhe në Big Brother VIP Albania 5, pa e ditur se ky program do të bëhej pikërisht vendi ku ajo do të ndante historinë që kishte mbajtur brenda për vite me radhë.

 

Poll