MAGAZINË /

Bajern Mynih kërkon me ngulm sulmuesin shqiptar që po shkëlqen

Shkruar nga Versus

Bajern Mynih kërkon me ngulm sulmuesin shqiptar që po shkëlqen

Bajern Mynih është interesuar për shqiptarin e Kosovës, Fisnik Asllanin, bisedimet e para mes dy palëve kanë përfunduar.

Në proces janë përfshirë drejtuesit Max Eberl dhe Christoph Freund. Bavarezët janë mjaft të impresionuar nga zhvillimi i sulmuesit kosovar.

Asllani, 23 vjeç, po kalon një sezon fantastik me Hofenheimin dhe do të largohet në verë falë një klauzole lirimi të përfshirë në kontratën e tij. Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, por Bajerni shihet si destinacioni më i interesuar dhe më konkret deri tani.

Sulmuesi ndodhet aktualisht me përfaqësuesen e Kosovës, një tjetër skenë ku ai po shkëlqen me paraqitjet teksa ka rritur jashtëzakonsiht vlerat e tij. Sezoni i tij deri më tani ka qenë mbresëlënës, duke e bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Bundesligë.

Poll