MAGAZINË /

Berisha mbështeti Flor Binajn si kandidat, Luiz Ejlli bën reagimin epik: Thashë se tha...(VIDEO)

Shkruar nga Versus
Berisha mbështeti Flor Binajn si kandidat, Luiz Ejlli bën reagimin
Luiz Ejlli, Florian Binaj, Sali Berisha

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi zyrtarisht mbështetjen e kandidatit të pavarur Florjan Binajt për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duke e cilësuar atë si përfaqësuesin ideal të opozitës për kryeqytetin.

Teksa prezantonte kandidatin, Berisha u kujdes të cilësonte disa prej veçorive që e karakterizojnë Binajn. Kjo ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, mes të cilëve edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Fituesi i Big Brother VIP2, nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ku shfaq prezantimin e Berishës, shprehet në fund me shaka se mendoi se kreu i PD po fliste për të.

Në fund të videos, ai ndërhyn me një batutë: “Thashë se tha emrin tem, për Zotin”. Versus.al

Poll