MAGAZINË /

Bruce Willis mbush 70 vjeç, video me momentet më të ëmbla të aktorit dhe familjarëve të tij

Një video, kujtime të panumërta, lexon mbishkrimin që shoqëron postimin e tij në Instagram.

Shkruar nga Versus

Bruce Willis mbush 70 vjeç, video me momentet më të ëmbla

Bruce Willis feston sot 70-vjetorin e lindjes. Aktori, i cili ka një karrierë të gjatë në aktrim dhe është një nga personazhet më të njohur në Hollywood, ka ndarë me miqtë e tij online edhe një video me rastin e ditës së sotme.

Në klipin e shkurtër që ka postuar në llogarinë personale në Instagram, aktori, i cili vitet e fundit po lufton  po lufton me afazinë dhe demencën , ka kombinuar disa video nga ditëlindjet e tij të viteve të fundit dhe si gjithmonë, e pranishme është e dashura e tij, Emma Heming. 

Në të njëjtën video shihen edhe vajzat e tij, por edhe nipërit e tij duke e duartrokitur së bashku.

Në një moment, Bruce Willis nuk e humb sensin e humorit dhe menjëherë pasi ka fikur qirinjtë, fillon dhe kërcen.

'Bruce Willis duke fikur qirinjtë e ditëlindjes ndër vite - kujtime të panumërta' shkruhet krahas videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bruce Willis (@brucewillisbw)

 

Familja e aktorit njoftoi në mars të 2022 se ai vuan nga afazia, duke theksuar se kjo do ta detyronte të tërhiqej nga karriera e tij e aktrimit që e donte aq shumë. Afazia mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, zakonisht si rezultat i një goditjeje ose dëmtimi në kokë./Versus.al

 

 

Poll