MAGAZINË /

Cristiano Ronaldo tregon më në fund arsyen pse nuk është martuar akoma me Georgina Rodriguez

Çifti nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht nëse janë fejuar apo jo, por miqtë e ngacmojnë shpeshherë Georginën se kur do të martohet përfundimisht me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.

Shkruar nga Versus
Cristiano Ronaldo tregon më në fund arsyen pse nuk është
Georgina Rodriguez/ Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka zbuluar arsyen që sipas tij e ka penguar të martohet me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

CR7 është në një lidhje me modelen spanjolle që nga viti 2016 dhe kanë së bashku 2 vajza, Alana 7 vjeç dhe Bella, 2 vjeç. Gjithashtu Rodriguez ësht dhe njerka e tre fëmijeve të tjerë të Cristianos.

Çifti nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht nëse janë fejuar apo jo, por miqtë e ngacmojnë shpeshherë Georginën se kur do të martohet përfundimisht me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për reality show-n e saj në Netflix, 'I Am Georgina', modelja tregoi se si është ngacmuar nga miqtë se kur do të martohet.

Ajo tha: “Ata gjithmonë bëjnë shaka për dasmën. "Kur është dasma?" Që kur doli kënga e Jennifer Lopez "The Ring Or When", (Unaza ose Kur) ata filluan ta këndonin për mua. Por kjo nuk varet nga unë.'

Por Ronaldo këmbënguli se ai do të martohet me të kur të marrin "atë klik", që do të thotë kur të vij koha e duhur dhe çdo gjë në jetën e tyre është në vendin e duhur.

Ai tha: 'Unë gjithmonë i them asaj, "kur të marrim atë klik". Ashtu si çdo gjë në jetën tonë, dhe ajo e di se për çfarë po flas. 

Mund të jetë në një vit ose në gjashtë muaj ose mund të jetë në një muaj. Jam 1000% i sigurt se do të ndodhë.'

Ndërsa ata nuk e kanë deklaruar publikisht nëse janë martuar, Ronaldo shpeshherë i është referuar Georginës si bashkëshortja e tij.

Në dhjetor, në Globe Soccer Awards 2024 në Dubai , ku fitoi dy çmime, ai tha: “Është një kënaqësi e madhe të fitosh këtë trofe. Djali im i madh është këtu, gruaja ime [Georgina] është këtu.'

Ndërsa duke folur për podcastin WHOOP, Cristiano u shpreh: Unë e marr kafenë kur filloj ditën. Është rutina ime.. në mëngjes, marr kafen, flas me fëmijët e mi, me gruan time dhe filloj ditën.' /Versus.al



Tags:

cr7

Poll