MAGAZINË /

De Biazi kërkon 500 mijë euro për të drejtuar Flamurtarin, zbardhen prapaskenat e negociatave

Zbulohet kërkesa befasuese e Xhani De Biazit për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Italiani ka kërkuar plot 500 mijë euro në sezon – një shifër që ka ngritur shumë vetulla në Vlorë dhe më gjerë.

Shkruar nga Versus
De Biazi kërkon 500 mijë euro për të drejtuar Flamurtarin,
Xhani De Biazi

Zbulohet kërkesa befasuese e Xhani De Biazit për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Italiani ka kërkuar plot 500 mijë euro në sezon – një shifër që ka ngritur shumë vetulla në Vlorë dhe më gjerë.

Burime për Panorama Sport konfirmojnë se oferta ka ardhur nga vetë Sinan Idrizi, përmes ndërmjetësimit të Igli Tares – drejtorit të Milanit dhe një figurë kyçe në këtë negociatë. De Biazi, i njohur për pretendimet e tij të larta, nuk ka bërë asnjë kompromis: 500 mijë euro në sezon ose asgjë. Me një përllogaritje të thjeshtë, kjo nënkupton një pagë mujore mbi 40 mijë euro – një nivel që nuk e ka prekur asnjë trajner në historinë e klubit vlonjat.

Për habinë e shumëkujt, Sinan Idrizi nuk e ka përjashtuar këtë opsion në mënyrë kategorike. Përkundrazi, sapo ka dëgjuar kërkesën, ai ka zhvilluar një takim urgjent me këshilltarët e tij për të shqyrtuar mundësinë reale të kësaj lëvizjeje. Por entuziazmi i tij është përplasur me rezervat e forta të bashkëpunëtorëve: kërkesa e De Biazit u cilësua e tepruar dhe e pamundur për t’u justifikuar, pavarësisht vullnetit të Idrizit për të ndërtuar një Flamurtar "të paprecedentë" në Superiore.

Megjithatë, shpresat nuk janë shuar krejtësisht. Igli Tare, i përfshirë drejtpërdrejt në bisedime, ka kërkuar disa ditë kohë për të negociuar një ulje çmimi me teknikun italian. A do të ketë fleksibilitet De Biazi? Mbetet për t’u parë.

Alternativat vendase – Shpëtim Duro favorit

Nëse aventura me De Biazin dështon, drejtuesit e Flamurtarit kanë në dorë një listë të gjatë kandidatësh. Më afër stolit vlonjat duket të jetë Shpëtim Duro, i cili e ka drejtuar ekipin edhe në sezonin 2016-2017. Një rikthim pas 8 vitesh nuk përjashtohet, sidomos nëse nuk finalizohet marrëveshja me trajnerin italian.

Pistat e tjera shqiptare si Gentjan Mezani, Qatip Osmani dhe Sefat Pajaziti janë zbehur, ndërsa më të largët duken Zoran Zekiç, Kristian Broki dhe Masimo Odo – megjithëse të gjithë janë ende në listë.

Për herë të parë, Flamurtari po analizon me imtësi një numër kaq të madh kandidatësh. Kjo tregon jo vetëm ambicien e klubit për rikthim në nivelet e larta, por edhe një qasje të re menaxheriale: vendimi për trajnerin e ri nuk do të merret me ngut, por me maturi dhe llogari të ftohta. Versus.al

Poll