MAGAZINË /

Debati mes familjes Simaku dhe Herion Mustafarajt, flet Elton Iliriani

Shkruar nga Versus
Debati mes familjes Simaku dhe Herion Mustafarajt, flet Elton Iliriani
Parashqevi Simaku

Ditët e fundit, ka shpërthyer një diskutim në rrjetet sociale mbi një mundësinë përplasje mes familjes së Parashqevi Simakut dhe aktorit të njohur Herion Mustafaraj.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes, dhe sipërmarrësi i njohur, Elton Iliriani, i cili e ka mbështetur atë për disa javë, ndau një postim për të shpjeguar situatën. Ai theksoi se marrëdhënia e Parashqevi Simakut me familjarët e saj është shumë e mirë.

Gjithashtu, Iliriani zbuloi se këngëtarja do të ketë një takim të veçantë me djalin e saj për herë të parë pas 15 vjetësh, si dhe me ish-bashkëshortin e saj, brenda 2-3 ditëve të ardhshme. Kjo nënkupton një rikthim emocional për të, duke pasur parasysh kohën e gjatë pa u takuar.

“Fakti që familjarët e Parashqevi Simakut janë njerëzit më të afërt të saj, nuk ka pse të diksutohet nga askush, nuk ka pse të vihet në diskutim nga asnjëri prej nesh, sepse të gjithë e dimë sa e rëndësishme është familja për shqiptarët, për çdo shqiptar; për mua, për ju që më dëgjoni tani dhe aq më tepër për Parashqevi Simakun, që familja është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se ç’mund të ketë biseduar në të shkuarën e largët ose në një moment delikat, siç mund të bëjmë të gjithë.

Unë jam i bindur dhe çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë. Parashqevi Simaku ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë e saj, mbesësn e saj Inën dhe nipin e saj, Ani Simak. Kuptohet, dashuria më e madhe e saj është është Luke, që ajo do takohet së shpejti, brenda tri ditësh besoj dhe kuptohet, edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert”./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: