
Një debat i fortë mes Xheni Karajt dhe Albana Osmanit në emisionin “Opinion”, mbi përdorimin e termit “burrneshë” dhe krahasimin e tij me identitetin transgjinor ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Pas përplasjes në studio, reagimi më i ashpër erdhi nga analisti Arjan Konomi, i cili në një koment publik u shpreh me tone ironike ndaj Albana Osmanit.
“Moj Albana Osmani, sa ‘u gëzova’ që të pashë sërish në ekran, se kishe kohë që ishe zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po pse të kanë mbajtur si më torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë? Ti ke kaq mendime ‘të bukura’ për tema kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je aspak ajo që kemi menduar”, shkroi Konomi me ironi.
Ai vijoi edhe më tej, duke e cilësuar Osmanin si “burrneshë tropoje” dhe duke shtuar: “Shyqyr që të pamë, por mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla”.
Reagimi i Konomit ka shkaktuar polemika të reja në rrjet, ku përdoruesit janë ndarë mes atyre që e mbështesin për tonin e drejtpërdrejtë dhe të tjerëve që e konsiderojnë gjuhën e tij fyese ndaj Osmanit.







