MAGAZINË /

Dëborë dhe reshje të dendura shiu, si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Parashikimi i motit, 12 shkurt.

Shkruar nga Versus

Dëborë dhe reshje të dendura shiu, si parashikohet të

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në lartësinë mbi 300-400 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 metra në lindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-jugperëndimi  me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 13m/sek, dallgëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 6°C        

në zonat e ulëta 0 deri 16°C                     

në zonat bregdetare 6 deri 15°C. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: