
Ivanka Trump vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump së fundmi në podcasting e Lex Friedman ka ndarë detaje në lidhje me ndërtimin e kompleksit të vilave luksoze në ishullin e Sazanit.
Sipas Trump resorti do të menaxhohet nga marka prestigjioze Aman e Vlad Dronin dhe do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, “Carbone”, pjesë e “Major Food Group”, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme.
Dhomat në resortet Aman zakonisht kushtojnë rreth 1,400 dollarë për natë, me vila me çmim 50,000 dollarë.
“Brand”-i “Aman”, i cili krenohet me mbi 30 investime në 20 vende, frekuentohet nga të famshëm si Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney, Tom Hanks etj. Dhomat në resortet “Aman” zakonisht kushtojnë rreth 1.400 dollarë për natë, me vila me çmim 50.000 dollarë.
Kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se nga ky investim me rreth 1 miliardë dollarë, ishulli i Sazanit do të kthehet në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.








