Fituesi i Big Brother VIP4, Gjesti mbajti një koncert në Mitrovicë ku u prit me shumë entuziazëm, por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte dhurata simbolike e fansave: një palë size të personalizuara ku në njërin xham shkruhej “Gjesti” dhe në tjetrin “Egli” të ndara nga një zemër.
Këngëtari i vendosi syzet gjatë performancës dhe nuk nguroi t’i mbante edhe në prapaskenë, duke krijuar një imazh që u bë viral brenda pak orësh në rrjetet sociale.
Megjithatë, ky moment ka sjellë sërish në qarkullim diskutimet për raportin e tij me ish-finalisten e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sidomos pasi të dy kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin në “Instagram” disa ditë më parë. Versus.al







