
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Në Tiranë, Fier dhe Berat pritet të shënohen temperaturat më të larta deri në 23 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë. Versus.al
