Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në jug dhe kryesisht juglindje priten reshje shiu të dobëta e afatshkurtra. Temperaturat maksimale do të shënohen në Tiranë e rrethet e jugut deri në 35 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 18 m/s duke shkaktuar valëzim 2-4 ballë. Versus.al







