Aktori i humorit, Julian Deda ndryshe nga sa mund të pritej, duke parë edhe marrëdhënien që kanë pasur në Big Brother VIP3, tha se e kishte marrë malli për Romeon.
Në një intervistë për ‘Pushime On Top”, Juli tregoi se ka takuar disa nga banorët gjatë verës, ndërsa u shpreh se e ka marrë malli për Romeon, një nga kundërshtarët e tij më të fortë në lojë. “Më ka marrë malli për Romeon, ah Romeo Romeo… Do ta takoj. Edhe Romeon e ka marrë malli për mua, po lëre”, thotë ai.
Juli tha gjithashtu se nuk ka takuar asnjë nga të dy, por dha një mesazh të ngrohtë për lidhjen e tyre.
“Jo asgjë nuk ka ndryshuar, Romeo dhe Heidi po shijojnë momentet e tyre, Shqipërinë. Kanë shkuar në Topana, i pashë. U uroj më të mirat të dyve, nëse ata kanë vendosur ta vazhdojnë atë që nisën në Big Brother, iu uroj gjithë të mirat. U plakshin bashkë”- tha aktori. Versus.al








