Modelja e njohur Emina Cunmulaj, ka rrëfyer se shtatzëninë e tretë e ka kryer përmes procesit IVF (fertilizimi in vitro), në mënyrë që të kishte mundësi për të përzgjedhur gjininë, të ishte djalë.
Në një rrëfim për Orinda Hutën, Emina është shprehur se pas sjelljes në jetë të dy vajzave, ajo dhe bashkëshorti kishin dëshirë që të kishin një djalë.
“E ndjeva që edhe e treta do të ishte vajzë dhe i thashë burrit të bëjmë IVF për të zgjedhur gjininë. Ai në fillim tha se nuk e di… por një natë vendosi: do ta provojmë. Ia lamë në dorë Zotit. Nëse ishte e shkruar, do të ndodhte,” – tregoi Emina.
Ajo rrëfeu se IVF nuk ishte një rrugëtim i lehtë, pasi trajtimet që ndiqen dhe kryerja e një sërë injeksionesh e bënë atë të ndihej nervoze dhe e lodhur shpirtërisht.
Megjithatë, rezultati ishte i suksesshëm: nga 5 embrionët e krijuar, 3 ishin djem dhe 2 vajza, por vetëm një doli i shëndetshëm, djali i tyre i shumëdëshiruar.
“Ka qenë shumë e vështirë, por ia dolëm. Dhe sot kemi djalin tonë,” – përfundoi ajo.
“Djali i tretë nuk ishte një shtatzëni normale. Djalin e kemi bërë përmes IVF. Unë nuk kam pasur probleme më parë, por e ndjeva se edhe e treta do të ishte vajzë. I thashë burrit të bënim IVF që të zgjidhnim gjininë. Në fillim ai ishte i pasigurt dhe më thoshte: ‘Nuk e di…’. Por unë doja djalë dhe edhe ai donte djalë. Një natë më tha: ‘Do ta provojmë’. Ia lamë në dorë Zotit – nëse ishte shkruar, do të ndodhte. IVF ka qenë shumë e vështirë, sidomos injeksionet, të cilat unë nuk i duroja dot. U bëra nervoze, por në fund fituam: nga 5 embrionë, 3 ishin djem dhe 2 vajza. Vetëm një doli i shëndetshëm dhe ai ishte djali ynë.”
Emina është e martuar me biznesmenin dhe milionerin e njohur Sam Nazarian, me të cilin kanë tre fëmijë.







