
Finalistja e katërt e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të qëndrimit të saj në shtëpinë më të njohur të Shqipërisë.
Ajo ka ndarë mendime të sinqerta mbi eksperiencën e saj, duke theksuar se erdhi në këtë format ashtu siç është, me të mirat dhe të këqijat e saj, përfshirë virtytet dhe të metat.
Egli e përshkruan këtë aventurë si një kapitull të rëndësishëm në librin e saj të jetës, një përvojë që do ta mbajë mend gjithmonë.
Ajo shprehet e emocionuar për momentet e bukura dhe ngjitjet emocionale që përjetoi, përfshirë edhe dashurinë që gjeti gjatë qëndrimit të saj.
Me një falënderim të veçantë për të gjithë fansat e saj për mbështetje, Egli ka premtuar se do të jetë më e afërt me ta së shpejti, duke rikthyer energjinë e saj pozitive dhe historitë e saj që i kanë bërë të gjithë ta duan.
“Çdo fund është një fillim i ri. Me përfundimin e kësaj eksperience kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s'do e harroj kurrë! Faleminderit nga zemra publiku im për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush! Mezi prej të jem afër jush për gjithë dashnin që ma keni dhuruar. Ëndrra vazhdon..E juaja Egli!”, shkruan Egli./Versus.al








