Një situatë e pazakontë ka ndodhur së fundmi në botën e futbollit në një ndeshje me peshë për kualifikim në Champions League, dy arbitra të cilët duhet të ishin në sallën e VAR, janë kapur të dehur në makinë.
Në Lublin ku u luajt ndeshja mes Dinamos së Kievit dhe Rangers, dyshja e arbitrave që duhet të ndodheshin në dhomën e VAR për këtë sfidë, kanë përfunduar në pranga.
Duket se jo vetëm shoëbizzi dhe arti, por edhe sporti po merr drejtimin më shumë drejt akteve që bëhen virale në rrjetet sociale dhe media, sesa tek gara në fushë dhe rezultatet. Lojërat Olimpike të fundit e kanë demonstruar më së miri me ngjarje befasuese, ku vëmendja pothuajse është zhvendosur më shumë tek spektakli që sportistët japin jashtë garës.
Polakët Bartosz Frankoëski dhe Tomasz Musial, u arrestuan rreth orës 02:00 të mëngjesit, pasi gjatë një kontrolli u konstatua se kishin konsumuar alkool.
TVP Sport raporton se dyshja polake u ndalua natën mes të hënës 5 dhe të martës 6 gusht në Lublin, vendi neutral i përzgjedhur për ndeshjen mes ukrainasve të Dynamo Kievit dhe skocezëve të Rangers. Situata e tyre tërhoqi vëmendjen e policisë, pasi po ecnin nëpër rrugët e qytetit me një person të tretë dhe një tabelë rrugore të vjedhur në krah. Frankowski dhe Musial sipas testimeve kishin një nivel shumë të lartë alkooli në gjak.
Për situatën, ka pasur edhe reagime të shumta në rrjetet sociale duke parë ngjarjet e fundit në sport edhe në Lojërat Olimpike ku më shumë vëmendje merr spektakli jashtë sportit sesa vetë evenimenti sportiv. Versus.al








