Ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku, gjatë pranisë së tij në emisionin “Kosovë Show” ka prekur me një gjest human për vëllain e Gjestit i cili u nda nga jeta disa javë më parë pas një aksidenti me motor.
Ai kërkoi një minutë heshtje për të gjatë emisionit, ndërsa tha se tragjedinë e kishte ndjerë njëjtë si ta kishte patur gjakun e tij.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjen e tij. Betohem para Zotit e kam ndje shpirtërore sikur ta kisha pasur gjakun tim. Zoti e pastër krah vetes, ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kisha dasht një minutë heshtje të mbajmë për shpirtin e tij”- u shpreh Jozi.
Pavarësisht përplasjeve që kanë patur në spektaklin e njohur, Jozi tha se një lloj tragjedie e tillë e tejkalon çdo lloj ngjarje, ndërsa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Gjestit. Versus.al







