
Ish banorja e Big Brother VIP, Sara Gjordeni ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi u përgjigj hapur lidhur me pyetjen se kush mendon se do të shpallet fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Duke treguar se nuk ka mundësi ta ndjekë rregullisht për shkak të angazhimeve të saj, Sara tha se mendon që Selin meriton ta fitojë këtë edicion.
“E shoh kur më lë mistreçja dhe punët e qeta. Për mua e meriton dhe e fiton Selin. Do kënaqem sa s’ka që në fund të fitojë një vajzë e re”, – u shpreh ajo me një postim në instastory.


