
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Temperatura më e lartë pritet të shënohet në Berat me 23 gradë celcius dhe më e ulëta në Bajram Curri me 3 gradë celcius. Gjithashtu edhe në Elbasan, Fier e Tiranë temperaturat do arrijnë deri në 22 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë. Versus.al
