MAGAZINË /

“E pyeta si mike” – Armina Mevlani flet për raportin e përfolur mes Sara Hoxhës me Erik Fullanin

Edhe pse nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, Armina la të kuptohej diçka

Shkruar nga Versus
“E pyeta si mike” – Armina Mevlani flet për raportin e
Sara Hoxha/Armina Mevlani

Gjatë një loje të përgatitur për Armina Mevlanin në emisionin "Goca dhe Gra" në Top Channel, ku sipërmarrësja duhej të komentonte veshjet e vajzave të ekranit, u shfaq edhe një foto e Sara Hoxhës.

Përveç stilit të saj, Rudina Dembacaj nuk hezitoi ta pyeste Arminën — si një shoqe e Sarës — për “bandillin” që ka pushtuar së fundmi mediat duke u shfaqur pranë saj: Erik Fullanin.

Edhe pse nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, Armina la të kuptohej diçka:

“Unë Sarën e kam shoqe, por jo shoqe të ngushtë që t’i di detajet intime. Megjithatë, isha kurioze dhe e pyeta. I thashë: ‘Është e vërtetë?’ Ajo më tha: ‘Mos u merr me mediat…’”, tregoi Armina me një buzëqeshje domethënëse.

Poll