Duket si skenar filmi por është e vertetë. Në Belgjikë, dy prindër janë vënë nën hetim, pasi kanë bërë diçka të rrallë dëgjuar: kanë përgjuar mësusen e vajzës sëë tyre. Kështu prindërit e vogëlushes në fjalë kanë spiunuar me javë të tëra atë që po ndodhte në klasën e fëmijës së tyre. Ata ishin gjithashtu në gjendje të dëgjonin bisedat e zhvilluara në sallën e mësuesve.
Më pas prindërit i rrëfyen mësuesit faktet, duke i shpjeguar se tani mund t'i besonin asaj. Kjo e fundit ka bërë një deklaratë në polici. Sipas saj, asgjë nuk i justifikonte veprime të tilla. Policia e prokurori lokale kanë nisur një hetim mbi këtë ngjarje








