Shkencëtarët njoftuan zbulimin jashtëzakonisht të rrallë të bërë nga tre djemtë në formacionin Hell Creek, një rajon i njohur për gjuetarët e dinosaurëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy vëllezër, 10 dhe 7 vjeç, dhe kushëriri i tyre 9-vjeçar po kërkonin fosile, kur hasën në një kockë të fosilizuar.
Ata bënë një foto dhe ia dërguan një miku të familjes, i cili rastësisht ishte kurator i paleontologjisë së vertebrorëve në Muzeun e Natyrës dhe Shkencës në Denver, Dr. Tyler Lyson. Gjithçka nisi në korrik 2022 dhe u deshën gati 2 vjet që grupi I shëkncëtarve të thoshte fjalën e fundit dhe të bënte publike gjetjet.
Fillimisht, fëmijët besuan se kishin të bënin me një mbetje dinozauri relativisht më të zakonshëm të familjeve të rosave. Por gjatë gërmimeve në vend, Dr. Lyson dhe ekipi i tij i specialistëve dhe vullnetarëve, kuptuan se ishin fëmijët kishin gjetur mbetjet e një tiranozauri adoleshent që vdiq rreth 67 milionë vjet më parë.
"Fosilet e kockave të të miturve T-Rex janë jashtëzakonisht të rralla," thekson Dr. Lyson në një deklaratë për shtyp. "Ky zbulim është i rëndësishëm për studiuesit sepse ekzemplari mund të japë përgjigje për rritjen e mbretit të dinosaurëve."
Tiranozauri i gjetur ka një gjatësi prej 82 cm, ndërsa ajo e një të rrituri arrin një mesatare prej 112 cm, gjë që sugjeron se T-Rex ishte midis 13 dhe 15 vjeç kur vdiq. Sipas shkëncëtarëve dinozauri me gjasa peshonte 1.6 ton, ishte 7.6 m i gjatë dhe 3 m i lartë.








