"Me një gur, vret dy zogj"! Egli Tako, ka vendosur të vrasë me pambuk dy prej personazheve të fortë të jetës së saj: Gjestin e Ols Bylykun. Pa ju përmendur emrat në asnjë rresht, Egli "ja ka numëruar" të dyve në një mesazh të gjatë të bërë publik pasditen e sotme. Ish-banorja e Big Brother Vip reagon për herë të parë pas shqetësimeve të ndjekësve lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, psikologjike dhe emocionale. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin sociale Instagram, ajo sqaroi se nuk ndodhet në ndonjë spital psikiatrik dhe se është e rrethuar nga njerëz që e mbështesin.
“Ndihem e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik apo diçka të ngjashme. Kam njerëz pranë që po investojnë gjithçka kanë, që unë ta rimarr veten”, shkruan Egli, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e tyre.
MESAZH I PLOTE
"Kjo që po ndaj me ju sot, është një ndjesi nga shpirti e fjalë që vazhdimisht i kam shprehur edhe brenda shtëpisë, por ndoshta duke mos i bërtitur fort, nuk kanë mundur të dëgjohen mjaftueshëm.
Fatkeqësia e narrativës së historisë sonë (nëse më lejoni ta quaj të tille) mediatikisht mendoj se ishte fakti që nuk ju dha zë, të pakten mjaftueshem pamjeve ku edhe mua me citoheshin fjalime,
qasje romantike e konfirmime se një ndjenje ka lindur, se ka nje vleresim, tërheqje e pëlqim, se sheh nje prespektive deri tek ajo e gruas në të ardhmen, se s'mund të qëndronte dot larg meje e sa e sa të tjera, siç vetëm një partner ose dikush në këtë tëntative mund të të drejtohet..
Puthje ledhatime përqafime, prekje të ëmbla e çdo lloj kontakti, qoftë edhe nëpërmjet syve, siç një njeri i përfshirë në ndjenja bën, e që kanë një peshë të madhe përballë dikujt që ndjen për ty.. të japin shprese!
Nuk mendoj se ka vlerë të flas dhe për sekuancat ku sa here unë distancohesha e mbaja qëndrim, rendte pas meje duke me thënë se s'qëndronte dot larg meje, duke ma bërë të pamundur ti qëndroja gjatë stoike, pasi zemra, amplifikimi e ndjenjat me bënin te thyhesha para tij e ta përqafoja duke e justifikuar me faktin se shumë veprime i bënte për të mbajtur aktive lojen e tij (dhe këtë sado që lëndon, e mirëkuptoj). Unë nuk mundem dot t'i lexoj ndjenjat, por veprimet i kam lexuar si të tilla, të sinqerta.
Për këtë arsye zgjodha të qëndroja e vërtetë në ndjenjat e mia, të luftoja për to e të mos i mohoja sic edhe vete ai më kërkonte të beja. U përpoqa shumë të kuptoja lojen e tij strategjike me pjesën tjetër të shtëpisë, qofte edhe kur ajo lojë cenonte respektin ndaj vetes sime.
U shqetësova dhe kujdesa me shumë për dike tjetër dhe emrin e tij aty brenda, se per veten, sepse e tillë jam unë kur e dua dikë.
Ose me sakte, e tille kam qenë e shpresoj shumë të kem marrë një mësim këtë herë, sepse askush nuk duhet vënë para vetes. Në fund lëndohesh ti dhe vetem ti.
Si nje njeri që bën shumë për të tjerët, deri ne vetemohim, tërheq narcisizmin drejt meje, e kunderta jote të tërheq.
S'eshte hera e parë që më ndodh, ndaj dhe jam shprehur që disa tipare më kujtojnë dikë në të kaluaren time pa patur dëshirë të jap me shumë detaje, sepse siç kam thënë, dua që të flas për të mirat e të këqijat ti mbaj për veten time."
Une jam më mirë, çdo ditë që kalon ma bën pak më të qartë panoramen dhe mbi të githa nuk dua ta lëndoj me familjen e veten time.
Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot ti fik me buton, por të qenurit në distancë më bën ta kem më të ftohte realitetin dhe të jem me pak e ndikuar emocionalisht nga prezenca 24/7 që deri në momentin e daljes, ishte e pamundur ta shmangia. Me ndikonte shume emocionalisht. Malli është më i menaxhueshëm për mua, se sa prezenca.
Po merrem dalëngadale me veten time për tu ngritur më e fortë.
Për të gjithë momentet tona të bukura që më bënë të përjetoja lumturi dhe ndjenja të forta, i them faleminderit me githë zemër.
Per sa kohe ai dhe vetem ai, në ndergjegje, e di të vërteten e kësaj historie, dhe ka zgjedhur të deklarohet se asnjëherë s'do mundeshim të kishim nje relacion romantik, mendoj se nuk kam arsye ta takoj jashtë shtëpisë, të paktën për një diskutim të këtij lloji.
Unë isha bërë e tepërt në optiken e tij, e po me thuhej shpesh fraza "o unë, o ti në këtë shtëpi". Po ma bën të pamundur të qëndroj këtu, po më prish lojen time për të cilen kam sakrifikuar
Për një njeri që shkatërron lojen dhe veten, për të mbrojtur e luftuar për lojën e dikujt tjeter, është dëshpëruese të dëgjojë këto.
Nuk e përballoja dot më këtë si akuzë, dhe shumë veprime të tjera kontradiktore, ndaj dhe arrita ne piken ku rrugëtimi im të ndërpritej.
Uroj me gjithë zemër që tani që nuk jam, të mundet të bëjë lojën të cilën unë po ja prishja, sepse nuk dua të jem kurrë pengesa.
Nese dinamika do të jetë e tillë, patjetër që vazhdoj të jem koherente në deklaraten time se ai meriton ta fitojë këtë edicion, si lojtari më i larmishëm dhe me qëllim të qartë brenda asaj shtëpie. Por edhe si njeriu që pati aftësinë të më fitojë zemren dhe besimin, dhe më dha emocion, puthje, të qeshura e të qara. Më bëri ta harroja që isha pjesë e një loje & shtëpie ku po përshtatesha me vështirësi, e ta doja atë vend.
Kemi ndarë pjaten dhe shtratin se bashku dhe nga ana ime, nuk do përçmohet asnjëherë.
Zgjedh të mbaj mend për mirë, e të lë kohën e Zotin të ndajë hallallin dhe harramin!
Faleminderit nga shpirti për gjithë dashurinë dhe vlerësimin tuaj.







