
Egli Tako ka dhënë deklaratën e saj të parë pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, duke reflektuar mbi përvojën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo shprehu befasinë se nuk e kishte pritur që do të arrinte deri në finale, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një ëndërr të realizuar.
Kur u pyet për marrëdhënien me Gjestin, Egli theksoi se ndërlikueshmëria e dinamikës së tyre ka nxjerrë në pah disa aspekte të natyrës së saj. Ajo e vlerëson këtë përvojë si një mundësi për të njohur më mirë veten dhe për të reflektuar mbi emocionet e saj në një ambient të tillë të intensifikuar.
“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye, nuk e kam pritur, më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im. I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV.
Egli në këtë BBV ka arritur të tregojë të gjithë ngjyrat e veta dhe fitojë njerëzit e vërtetë që dinë se çfarë është emocioni, të jetosh, dashurosh dhe zihesh, ashtu siç është jeta në të vërtetë. Egli është falënderuese ndaj Zotit, familjes, Top Channel dhe publikut të madh që e kam ndjerë deri në palcë mbështetjen e tyre.
Nuk mund të lë pa përmendur edhe Gjestin, pasi mirë apo keq, e gjithë ajo dinamikë nxori shumë anë të miat. Presim shumë muzikë dhe asnjëherë larg botës së televizionit, që është kaq e bukur”, tha Egli./Versus.al








