MAGAZINË /

Egli reagon pas fshirjes së këngëve, 'ia pason topin' Fifit: Nuk kam qenë autore, nuk ishte vendimi im

Në një reagim të gjatë, të matur dhe pa tone konfrontuese, Egli sqaroi se nuk ka pasur rol vendimtar në këto projekte, duke theksuar se ka qenë vetëm një e ftuar në këngë dhe nuk zotëron të drejtat ligjore mbi to, njësoj si DJ Gimi-O.

Shkruar nga Versus
Egli reagon pas fshirjes së këngëve, 'ia pason topin'
Egli Tako/Fifi

Pas dy ditësh heshtjeje dhe reagimeve të shumta nga publiku, Egli ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje me vendimin e Fifit për të hequr nga YouTube dy bashkëpunimet e tyre “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”.

Në një reagim të gjatë, të matur dhe pa tone konfrontuese, Egli sqaroi se nuk ka pasur rol vendimtar në këto projekte, duke theksuar se ka qenë vetëm një e ftuar në këngë dhe nuk zotëron të drejtat ligjore mbi to, njësoj si DJ Gimi-O.

Ajo e bëri të qartë se nuk ka qenë e përfshirë në vendimin për fshirjen e këngëve, por as nuk ka autoritet për t’i rikthyer ato.

Megjithatë, Egli nuk la pa falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme dhe u shpreh se, për respekt ndaj fansave, është dakord që këngët të rikthehen – në masën që ajo ka ndikim mbi këtë proces.

Gjithashtu Egli nënvizoi një distancim të qartë profesional nga Fifi, duke lënë të kuptohet se rrugët e tyre artistike janë ndarë me vetëdije dhe pa kthim.

Në përfundim, Egli premton rikthim me projekte të reja muzikore dhe shumë surpriza gjatë këtij muaji, duke i falënderuar fansat për dashurinë e pandalshme./Versus.al

Egli reagon pas fshirjes së këngëve, 'ia pason topin'

Poll