Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Albania, kanë nisur të qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme romantike mes Eglit dhe Marios, instruktor palestër dhe personazh që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Zërat u ndezën fillimisht nga Gert Ferra, një tjetër ish-banor i shtëpisë së famshme, i cili gjatë një interviste në Top Albania Radio pohoi se Mario e kishte shoqëruar Eglin në ambientet e Top Channel, një ditë përpara se ajo të futej në shtëpinë e Big Brother, më 21 dhjetor. Kjo deklaratë ngriti dyshime mbi natyrën e raportit të tyre.
Megjithatë, Egli i ka mohuar kategorikisht këto aludime, duke sqaruar pas daljes nga formati se nuk ekziston asgjë më shumë se miqësi mes tyre.
Pavarësisht këtyre mohimeve, rrjeti ka zbuluar disa detaje intriguese: të dy janë fotografuar në të njëjtin vend në Itali, duke pozuar për një kompani orash. Fotot, edhe pse të postuara ndaras, janë realizuar në të njëjtën periudhë, duke shtuar më tej spekulimet.
Gjërat u tensionuan kur Mario, përmes një postimi në Instagram, duket se i ka hedhur një thumb Eglit me fjalët: “Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur” – një përgjigje ndaj një komenti të mëparshëm të saj, ku e kishte minimizuar rolin e tij, duke e quajtur “thjesht instruktor”.
Së fundmi, duket se raporti mes tyre ka marrë fund përfundimisht, pasi të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, duke i dhënë fund çdo lidhjeje apo kontakt publik.








