Këtë të hënë në Nju Jork, Giorgia Meloni mori çmimin Global Citizen Award nga Elon Musk. Ky është një çmim që jepet çdo vit nga Instituti i Këshillit Atlantik për individët që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë ceremonisë, Elon Musk ishte plot lëvdata për kryeministren italiane, të cilen e përshkroi si një politikane “autentike, të ndershme dhe të vërtetë”.
“Ajo është edhe më e bukur nga brenda sesa nga jashtë”, kishte thënë më parë për të. Më pas Giorgia Meloni mbajti një fjalim falënderimi dhe mori duartrokitje nga miliarderi, i cili mori pjesë në ceremoni sw bashku me nënën e tij. Giorgia nga ana e saj e përshkroi Elon Musk si një "gjeni të çmuar".
Elon Musk presenting the Prime Minister of Italy, Giorgia Meloni, with the Global Citizens Award tonight:
— Sawyer Merritt (@SawyerMerritt) September 24, 2024
"It's an honor to convey the award to someone who is even more beautiful on the inside as she is on the outside; She's someone who is authentic, honest, truthful & that… pic.twitter.com/6VHXVnflyd
Elon Musk presenting the Prime Minister of Italy, Giorgia Meloni, with the Global Citizens Award tonight:
— Sawyer Merritt (@SawyerMerritt) September 24, 2024
"It's an honor to convey the award to someone who is even more beautiful on the inside as she is on the outside; She's someone who is authentic, honest, truthful & that… pic.twitter.com/6VHXVnflyd
Thashethemet
Këto shkëmbime të këndshme dhe disa foto të Musk dhe Melonit - duke përfshirë një që i tregon ata duke parë thellë në sytë e njëri-tjetrit - nxitën shpejt spekulime në rrjetet sociale. "Ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas," shkroi një përdorues në X.
"Elon Musk e ftoi Giorgia Melonin të takonte nënën e tij. Uau, marrëdhënia po bëhet serioze!”, është përgjigjur një tjetër përdorues i rrjetit social... i Elon Musk.
Ky i fundit, ende shumë aktiv në platformën e tij, ka mohuar në komente çdo lidhje me kryetaren e qeverisë italiane. “Unë isha atje me nënën time. Nuk kam asnjë lidhje romantike me Melonin”, tha Elon Musk duke i dhënë fund thashethemeve.
Elon Musk dhe Giorgia Meloni janë takuar disa herë gjatë viteve të fundit dhe padyshim që shkojnë mirë. Bosi i Tesla-s, mbështetës i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, ka vlerësuar veçanërisht në të kaluarën politikën e migracionit të kryeministres italiane.
Giorgia Meloni u nda në tetor 2023 nga prezantuesi televizive Andrea Giambruno, babai i vajzës së saj 7-vjeçare. Elon Musk u bë baba për herë të 12 në fillim të vitit, fëmija i tretë me partneren aktual, Shivon Zilis, 38 vjeçe. / Versus







