MAGAZINË /

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e Europianëve

Ndeshja duket se filloi mirë për Kombëtarën tonë pasi ishte Nedin Bajrami që shënoi në sekondat e para të ndeshjes me një gol spektakolar që ngriti në këmbë 50 mijë tifozët e pranishëm. *Mbyllet ndeshja Itali- Shqipëri me rezultatin 2-1 për të Kaltrit.

Shkruar nga Versus
Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria  hyn në historinë e
Nedim Bajrami

Mbyllet ndeshja Itali- Shqipëri me rezultatin 2-1 për të Kaltrit.

Edhe katër minutat shtesë nuk sollën fat për Kombëtaren shqiptare për të barazuar rezultatin.

Ndeshja duket se filloi mirë për Kombëtarën tonë pasi ishte Nedin Bajrami që shënoi në sekondat e para të ndeshjes me një gol spektakolar që ngriti në këmbë 50 mijë tifozët e pranishëm. 

Por nuk vonoi dhe Italia barazon në minutën e 11 ku pas një goditje nga këndi Alessandro Bastoni shënon me kokë golin e parë për të kaltrit.

Pak minuta më pas ishte Nikolo Barela që shënon golin e dytë.

Por kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë pasi Nedim Bajrami shënoi golin historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet.

Kombëtarja shqiptare do të luaj ndeshjen e dytë të mërkurën kundër Kroacisë.

 

 

Poll