
Me fytyrë të kënaqur nga shijimi i një byreku shqiptar, tiktokeri i njohur Marlon Lundgren Garcia është parë në Tiranë cili ka vizituar Tiranën një ditë më parë.
Ai shihet duke konsumuar ushqimin tradicional shqiptar dhe brohoritet nga turma e adoleshentëve që e ndjekin në rrjetet sociale.
Më tej në një video të postuar në rrjetin social Instagram, influenceri i njohur shihet duke dëgjuar këngë shqip në sfond dhe duke e shoqëruar me lëvizje. Ai mban të mbështjellë rreth shpatullave, flamurin shqiptar kuq e zi.
Në postimin më të fundit në llogarinë e tij në Instagram, Marlon Lundgren Garcia shkruan “Thank you ALBANIA ZEMER!”.
Marlon Lundgren Garcia është një streamer, TikToker, model dhe ish-basketbollist nga Malmö, Suedi. Ai u bë i njohur fillimisht në TikTok dhe më pas në Tëitch me përmbajtje “IRL” dhe “Just Chatting”.
Garcia ka lindur më 7 shtator 2001 në Suedi.
Ai ka luajtur basketboll në SHBA për Loëer Columbia College përpara se të bëhej influencer.
Tiktokeri i njohur ka miliona ndjekës në TikTok, Instagram dhe Tëitch.
Është bërë viral shpesh për bashkëpunime me streamerë të tjerë dhe për lidhje/romanca të përfolura me influencere të njohura.
View this post on Instagram
View this post on Instagram

