MAGAZINË /

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi thyen heshtjen për raportin me Gjestin

Shkruar nga Versus

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi thyen heshtjen për raportin

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi. E pyetur nëse kanë folur apo kanë pasur ndonjë kontakt në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh:

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.”

Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:

“Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë.”- tha këngëtarja. 

Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por pa ndonjë hatërmbetje. Kujtojmë se të dy kanë qenë mjaft të afërt në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, megjithatë shpesh herë patën edhe përplasje. Këngëtarët ishin dyshja finale e publikut dhe në fund Gjesti ishte ai që fitoi çmimin e madh. Versus.al

Poll