MAGAZINË /

Çfarë po ndodh në Itali? Ermal Meta bie pre e grabitjes, kantautori ka një mesazh për hajdutët

Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pasi Meta dhe bashkëshortja e tij Chiara Sturdà u bënë prindër për herë të parë. Duhet të ishte një moment gëzimi për ardhjen në jetë të foshnjes Fortuna Marie, por ata janë përballur me ngjarjen e pakëndshme.

Shkruar nga B.SH
Çfarë po ndodh në Itali? Ermal Meta bie pre e grabitjes,
Ermal Meta

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka rënë pre e grabitjes në Itali.

Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pasi Meta dhe bashkëshortja e tij Chiara Sturdà u bënë prindër për herë të parë. Duhet të ishte një moment gëzimi për ardhjen në jetë të foshnjes Fortuna Marie, por ata janë përballur me ngjarjen e pakëndshme.

Ermal Meta e ka ndarë në Instagram atë çka ka ndodhur, duke publikuar edhe fotot e derës së thyer në banesën e tij.

“Thyen derën, dhe në fund, vetëm për të vjedhur një varëse”, shkruan ai.

Në Instagram, kantautori ka dashur t'u dërgojë edhe një mesazh hajdutëve: “Nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur! Ne nuk shesim as qershi”, shkruan ai.

Një episod edhe më të tmerrshëm ka përjetuar së fundmi në Itali futbollisti Roberto Baggio, ku grabitësit e dhunuan dhe e mbyllën në një dhomë së bashku me familjarët e tjerë.

Çfarë po ndodh në Itali? Ermal Meta bie pre e grabitjes,
Mesazhi i Ermal Metës në Instagram
Tags:

ermal meta

Poll