
Jehona e kualifikimit të Kombëtares shqiptare në fazën playoff të Botërorit 2026 vazhdon të ndihet fuqishëm.
Personi që duket më i lumtur për këtë sukses është trajneri Sylvinho, i cili pas fitores ndaj Andorrës ndjeu një lehtësim të madh, duke lënë pas presionin e madh mbi të dhe skuadrën.
Trajneri brazilian vendosi t’i ndajë emocionet edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një video nga festa me futbollistët në dhomat e zhveshjes, e shoqëruar me një mesazh në gjuhën portugeze dhe shqipe.
‘Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën e play off-it të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe drejtueseve…të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse 3 vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri!’-shkruan trajneri Sylvinho në postimin e tij.
View this post on Instagram
