MAGAZINË /

Flirte në publik dhe follow në Instagram, një ‘afrim’ i ri mes Romeos dhe Heidit?

Edhe pse lidhja romantike e tyre filloi brenda shtëpisë së famshme dhe vazhdoi për disa kohë pas daljes, çifti vendosi të shkëputë lidhjen pak javë pas përfundimit të spektaklit, duke lënë fansat me shumë pyetje dhe pak përgjigje.

Shkruar nga Versus
Flirte në publik dhe follow në Instagram, një ‘afrim’
Romeo Veshaj/ Heidi Baci

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, dy nga emrat më të përfolur të sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, po rikthehen sërish në vëmendje – këtë herë jo për një projekt të ri, por për marrëdhënien e tyre personale që vazhdon të mbetet në syrin e publikut.

Edhe pse lidhja romantike e tyre filloi brenda shtëpisë së famshme dhe vazhdoi për disa kohë pas daljes, çifti vendosi të shkëputë lidhjen pak javë pas përfundimit të spektaklit, duke lënë fansat me shumë pyetje dhe pak përgjigje. Megjithatë, së fundmi, ndjekësit kanë vënë re disa shenja që kanë ndezur sërish spekulimet për një rikthim të mundshëm.

Romeo dhe Heidi janë parë së fundmi në një ngjarje publike, në koncertin e Dren Abazit, ku dëshmitarët raportojnë se kanë pasur vështrime flirtuese ndërmjet tyre. Foto dhe video nga momenti janë shpërndarë shpejt në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Gjithashtu, një tjetër zhvillim që ka ndezur dyshimet është fakti se të dy janë nisur sërisht të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, një veprim i thjeshtë për shumë, por shumë domethënës për fansat që ndjekin çdo lëvizje të tyre.

Flirte në publik dhe follow në Instagram, një ‘afrim’

Derisa as Romeo dhe Heidi nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë publike për këtë “afrim” të ri, mbështetësit e tyre janë të gatshëm të besojnë në një rikthim të mundshëm, ose të paktën të zbulojnë nëse gjithçka është rastësi apo një shenjë e gjërave që po ndodhin mes tyre.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: