Pas një dite spekulimesh intensive, të lidhura me faktin se ish-presidenti amerikan nuk i uroi gruas së tij ditëlindjen, Barack Obama u bë më ‘i egër’ se zakonisht në shprehjen publike të ndjenjave të tij, duke dashur të përgënjeshtrojë për një krizë në martesën e tij.
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, @MichelleObama. Ju e mbushni çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hir dhe dukeni bukur duke e bërë këtë. Jam shumë me fat që mund të përballoj aventurat e jetës me ju. Unë të dua!”, shkroi si në rrjetin social ‘X’.
Happy birthday to the love of my life, @MichelleObama. You fill every room with warmth, wisdom, humor, and grace – and you look good doing it. I’m so lucky to be able to take on life's adventures with you. Love you! pic.twitter.com/WTrvxlNVa4
— Barack Obama (@BarackObama) January 17, 2025
Vetë Michelle ka ripostuar foton e tyre, duke shkruajtur: “Të dua shpirt”.
Fotoja e Barack dhe Michelle Obamës vjen në një kohë kur thashethemet për ndarjen e çiftit po “shpërthenin” gjithnjë e më shumë në disa media amerikane, të cilat po flasin për një lidhje dashurie mes ish-presidentit amerikan dhe Jennifer Aniston, ku kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.








