
Dy muaj pas vdekjes së Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa , zbulime të reja tronditëse vazhdojnë të dalin në dritë.
Hetimi i Departamentit të Shëndetit Publik të Nju Meksikos për rezidencën luksoze të çiftit prej 4 milionë dollarësh ngre pyetje serioze për kushtet e jetesës atje.
Sipas një raporti të siguruar nga TMZ, hetimi u zhvillua në mars, pak pasi trupat e aktorit të famshëm dhe gruas së tij u zbuluan më 26 shkurt .
Gjetjet përfshinin brejtës të ngordhur, jashtëqitje dhe fole në tetë vende të ndryshme në pronë, duke përfshirë dy banesa të vogla, tre magazina, tre garazhe dhe dy automjete. Në të tre garazhet e shtëpisë është regjistruar prania e brejtësve.
Në shtëpinë e çiftit, megjithatë, sipas konkluzioneve të autoriteteve shëndetësore, nuk kishte shenja kontaminimi.
Shkaku i vdekjes së Betsy Arakawa, e cila ishte 65 vjeçe dhe ishte dalluar si një pianiste klasike, i atribuohej sindromës pulmonare hantavirus, e cila shkaktohet nga kontakti me brejtësit.
Siç rezulton nga provat të dalë nga hetimet, çifti duket se kishte dijeni për problemin, pasi në pjesë të ndryshme të pronës ishin vendosur kurthe.
Jack Hackman vdiq nga hipertensioni dhe sëmundja aterosklerotike e zemrës.
Përveç kësaj, sipas raportit, ai vuante nga Alzheimer.
Dy kufomat u gjetën në zona të ndryshme të shtëpisë, i Arakawa-s u gjet në banjë, ndërsa i aktorit të njohur pranë kuzhinës.
Autoritetet vlerësojnë se Arakawa vdiq më 12 shkurt dhe Hackman më 18 shkurt.
Një nga qentë e çiftit të gjetur në kafaz gjithashtu vdiq nga dehidratimi dhe uria, ndërsa qentë e tjerë u gjetën të gjallë. /Versus.al








