Çiklisti spanjoll Ayuso ka hasur në probleme teksa ishte në garë. Ai është ndihmuar si fillim nga një banor i Elbasanit dhe më pas nga stafi.
Pas 6 minutave ai është bashkuar me pjesën tjetër të grupit.
Edicioni i 108-të i "Giro d’Italia" ka shënuar një moment historik, pasi për herë të parë në histori, gara prestigjioze e çiklizmit ka nisur nga Shqipëria.
"Nisjen e Madhe", përfshin 3 etapat e para në vendin tonë. Sot ka nisur etapa e parë, Durrës-Tiranë, me një distancë prej 160 kilometrash.
Nisja erdhi në orën 13:10 në Rrugën “Egnatia” në Durrës, ndërsa ceremonia e mbylljes pritet në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para Pallatit të Kongreseve.
Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët do të përballen me ngjitjen e Gracen përpara se të arrijnë në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.
Kilometrat e fundit vijojnë me zbritjen nga Surreli, për tu mbyllur më pas me finishin në terren të sheshtë. Parashikimet për garën e parë flasin për shkëputje të kontrolluara, ndërsa decizive do të jetë ngjitja e Surrelit, 12 kilometra nga finishi.








