MAGAZINË /

Gresa tregon se çfarë i tha Gjesti kur ajo e ngushëlloi për vëllain

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gresa ndau disa fjalë prekëse për takimin e saj me Gjestin dhe familjen e tij në një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tyre:

Shkruar nga Versus
Gresa tregon se çfarë i tha Gjesti kur ajo e ngushëlloi
Foto montazh: Gjesti me të vëllanë/ Gresa Gashi

Ditën e djeshme, u dha lamtumira e fundit për Eldion Kelmendin, vëllain e Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Ceremonia mortore mblodhi shumë familjarë, miq dhe figura publike, përfshirë edhe ish-banorën e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gresa ndau disa fjalë prekëse për takimin e saj me Gjestin dhe familjen e tij në një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tyre:

“Sot pata rastin të takoj gjithë familjen e Gjestit, një familje që dhimbja ua kishte mbuluar sytë dhe zemrat. Çdo dorështrëngim, çdo shikim ishte i rëndë nga trishtimi. Në fund, para varrimit të vëllait të tij, në shtëpi u takova edhe me vetë Gjestin. Aty kuptova sa e pafund është dhimbja e një vëllai. Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante. Përqafimi ynë zgjati shumë. ‘Nubi jem s'ka me ta harru kurrë’, ishin fjalët që më tha.”

Gresa tregon se çfarë i tha Gjesti kur ajo e ngushëlloi

 

Poll