MAGAZINË /

Hapet "perdja" e Euro 2024, sot ndeshja startuese! Kombëtarja shqiptare shkruan historinë për herë të dytë

Sot nis kampionati evropian i futbollit për vitin 2024.

Shkruar nga B.V

Hapet "perdja" e Euro 2024, sot ndeshja startuese! Kombëtarja

Euro 2024 po zhvillohet siç ishte planifikuar me Gjermaninë që merr përsipër të gjithë eventin me ndeshjet që do të priten në 10 qytete të ndryshme.

Ndeshja hapëse e Euro 2024 do jetë Gjermani-Skoci.

Sa i përket suksesit organizativ, e vërteta është se askush nuk e vë në dyshim, megjithatë pikëpyetja e madhe ka të bëjë me çështjet e konkurrencës ku si zakonisht ka vlerësime për favoritët dhe të huajt, por kur jemi në fund të sezonit futbollistik dhe me futbollistët e mbingarkuar, nuk përjashtohet mundësia që të ketë surpriza gjatë kompeticionit.

Mes favoritëve është Franca, e cila ka fituar vetëm një kampionat evropian në 1984-ën teksa mposhti në finale Spanjën me rezultatin 2-0. Së fundmi francezët kanë qenë të qëndrueshëm, me finale e Euro 2016, fitimin e Kupës së Botës në 2018 dhe finalen e 2022-it.

Mes skuadrave favorite nuk mund të mos përfshihen Gjermania dhe Anglia. Ndërsa Cristiano Ronaldo ka mundësinë e një shfaqje të fundit spektakolare me Portugalinë që ka mbledhur një grup të shkëlqyer lojtarësh.

Në kompeticion, kombëtarja shqiptare merr pjesë për herë të dytë në historinë e saj. Pavarësisht se fati i rezervoi “grupin e ferrit” me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, kuqezinjtë kanë shprehur vetëbesim dhe janë gati të tentojnë të kalojnë grupin. Ndeshja e parë e kombëtares shqiptare do të jetë nesër kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ku pritet që në shkallët e stadiumit të jenë të pranishëm mbi 50 mijë tifozë shqiptarë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: